Lajme
Aeroporti i Tiranës me çmimet më të larta në rajon
Nëse je më afër me Prishtinën, atëherë Parisi vlen 57 euro, ndërsa për Stamboll e Oslo të duhen 65 euro
Festat e fundvitit po afrohen, derisa ofertat janë të shumta për të shkuar në vende të ndryshme të Evropës. Gjithashtu edhe shumë shqiptarë nga diaspora pritet të vijnë në Shqipëri e Kosovë nëpërmjet Aeroportit të Tiranës, raporton albinfo.ch.
Megjithatë, çmimet janë shumë të larta, madje, më të lartat në rajon sipas mediave shqiptare.
Nga aeroporti i Tiranës, një biletë për në Paris fillon nga 270 euro, por vetëm nëse kalon kohë të gjata pritje në transit. Një alternativë tjetër mund të jetë Vjena, me linjë direkte, ku sigurisht që do të paguash më shumë. Nëse pret një biletë për në kryeqytetin e Austrisë, çmimi vajtje-ardhje është 341 euro.
Çmimet më marramendëse janë ato për natën e ndërrimit të viteve në Dubai, biletat fluturojnë edhe përtej vlerës 500 euro.
Ndryshe është nëse zgjedh të udhëtosh nga një tjetër aeroport në rajon. Shkupi ka oferta për ditët e festave ku çmimi varion nga 36 euro për Parisin, Barcelonën, Venecian, e nëse do një dimër tipik, atëherë shto dhe 6 euro të tjera për të udhëtuar drejt Oslos apo Kopenhagenit.
Nëse je më afër me Prishtinën, atëherë Parisi vlen 57 euro, ndërsa për Stamboll e Oslo të duhen 65 euro.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













