Gjellëra
Patate në tavë me spinaq
Përbërësit:
• 250 gr spinaq,
• 1 qepë,
• 1 kg patate,
• 100 gr djathë parmesan,
• 2 thelpinj hudhre.
SALCA BESHAMEL
• 40 gr miell,
• 500 ml qumësht,
• 50 gr margarinë,
• kripë,
• piper.
Përgatitja:
Qepen e grijmë në në copa të vogla dhe e fërgojmë në vaj derisa të zbutet.
Spinaqin e pastrojmë dhe pastaj e grijmë imët.
Në tavën ku kemi fërguar qepen shtojmë dhe spinaqin dhe hudhren e grirë imët
Patatet i qërojmë dhe grihen në feta të holla.
Patatet e grira kriposen dhe piperosen.
Në tavën ku do t’i pjekim shtojmë pak vaj dhe rendisim një rend patate të grira dhe një rend spinaq të fërguar me qepë.
Pastaj përsipër spinaqit hedhim pak parmezan.
Kjo procedurë përsëritet prapë në patate, spinaq dhe parmezan.
Kur masa të ketë mbaruar, hedhim salcen beshamel. Salcen beshamel e bëjmë kur shkrijmë margarinën në një enë dhe në të shtojmë miellin, Pasi e fërgojmë për pak, shtojmë qumështin dhe e përziejmë derisa të trashet masa. Salca beshamel kriposet dhe piperoset dhe i hidhet tavës përsipër patateve.
Pjeken në furrë të nxehtë 180 gradë për 20 minuta.
Ju bëftë mirë
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










