Lajme
Të prekurit me virusin HIV, injorohen në Kosovë
Aktualisht në Kosovë janë 33 pacientë të prekur nga virusi HIV. Mosha më e re e të prekurve me HIV është 22 vjeç, derisa mosha më e vjetër është 69 vjeç
Kosova klasifikohet si vend me shkallë të ulët të epidemisë HIV, por me potencial të rritjes. Aktualisht në mbikëqyrje mjekësore në Klinikën Infektive të Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë janë 33 pacientë të prekur nga virusi HIV apo siç njihet në zhargonin lokal me sëmundjen e SIDA-s.
Mosha më e re e të prekurve me HIV në Kosovë është 22 vjeç, derisa mosha më e vjetër është 69 vjeç, raporton “Zëri”.
Por, shumica e këtyre pacientëve që janë prekur nga ky virus, janë të nëpërkëmbur nga shoqëria dhe familja. Shpesh ata paragjykohen dhe stigmatizohen edhe nga mjekët, të cilët duhet t’i kontrollojnë dhe t’u japin ndihmën mjekësore, thuhet në artikull.
“Është dashur ta përqafojë pacientin e infektuar me virusin HIV në mënyrë që familjarët e të sëmurit ta kuptojnë se sëmundja nuk bartet duke përqafuar pacientin e sëmurë apo edhe duke qëndruar dhe duke ngrënë në një tryezë me të”, ka rrëfyer doktorit Murat Mehmeti, shef i Repartit A të Klinikës Infektive në QKUK.
Ai ka thënë se shpesh ka raste që pas konfirmimit të sëmundjes, pacienti me vështirësi pranohet nga familjarët e tyre.
Virusi HIV shkakton AIDS-in duke prekur imunitetin e njeriut dhe duke dëmtuar sistemin mbrojtës të organizmit. Nga dëmtimi i sistemit mbrojtës organizmi nuk është më në gjendje t’i luftojë sëmundjet, duke çuar kështu në degradimin e tij.
Specialistët shpjegojnë se virusi vdekjeprurës HIV mund të transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të çdo lëngu trupor të njeriut, gjak, spermë, sekrecione vaginale apo edhe qumësht gjiri. Por, nuk transmetohet me prekje dhe nëse qëndron me personin që ka virusin HIV.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











