Fun

Djaloshi magnetik nga Ballkani

“Njihuni me 5-vjeçarin magnetik”, kështu ka shkruar “NYP” për djalin që mendohet të ketë veti magnetike

Një djalosh po i befason të gjithë me cilësitë që ka. Ai ka befasuar edhe mediat ndërkombëtare, kurse për këtë rast ka shkruar edhe e përditshmja amerikane ‘New York Post’. Megjithatë, e përditshmja nga Nju Jorku shkruan se djaloshi është nga Kosova, e në fakt ai është nga Bosnja e Hercegovina, përcjell albinfo.ch.

 

“Njihuni me 5-vjeçarin magnetik”, kështu ka shkruar “NYP” për djalin që mendohet të ketë veti magnetike.

 

“Erman Deliq nga Kosova zbuloi vetitë e tij magnetike, teksa po shihte televizor dhe vendosi një lugë në kraharor. Tani Erman mund të fiksojë monedha, pirunj, madje dhe telefona në trupin e tij. Një doktor shpjegoi se Erman është plotësisht i shëndetshëm dhe nuk ka një shpjegim për aftësinë e tij. Mbase ka atë personalitetin magnetik!”, ka shpjeguar e përditshmja njujorkeze.

 

Pas kësaj ka pasur edhe reagime të shumta, duke u befasuar me vetitë që i ka djaloshi 5-vjeçar. Edhe më herët media të ndryshme ndërkombëtare kanë shkruar për djaloshin nga Ballkani.

 

https://web.facebook.com/NYPost/videos/10158699123820206/