Sallata

Sallatë ruse me pulë

Sallatë ruse me pulePërbëresit:

• 200 gr karota,
• 100 gr rrënjë majdanozi,
• 5 patate,
• 1 pulë,
• 250 gr bizele,
• 500 gr tranguj turshi,
• 5 vezë,
• 500 gr majonez,
• Kripë.

Përgatitja:

Të veçanta zihet pula dhe perimet.

Mishi i zier largohet nga eshtrat dhe pastrohet nga lëkura. Pritet imët.
Të gjitha perimet dhe vezët e ziera priten sa më imët.

Përzihen me kujdes mishi me perimet, vezët, bizelet dhe 400 gr majonez.

Kriposet sipas shijës dhe vendoset në pjatë ovale, ku do të shërbehet, kurse 100 gr majonez përzihen me lëng limoni, disa pika vaj dhe hidhen mbi sallatë.

Paragjella zbukurohet në mënyra të ndryshme, sipas shijes dhe dëshirës suaj!

Ju bëftë mirë