Shkurt.ch
2 kg. heroinë gjenden te shqiptari 15 vjeçar
Dy kilogramë heroinë janë gjetur në një shtëpi në të cilën policia kishte shkuar duke e ndjekur një diler shqiptar të moshës 15 vjeçare
Policia e kantonit të Zug-ut të ka kapur të hënën që shkoi sasinë më të madhe të drogës të zënë viteve të fundit.
Dy kilogramë heroinë janë gjetur në një shtëpi në të cilën policia kishte shkuar duke e ndjekur një diler shqiptar të moshës 15 vjeçare. Krahas heroinës te ai është gjetur edhe një numër telefonash mobilë dhe kompjuterësh si dhe një shumë parash prej mijëra frangash.
Para tij, policët kishin kapur një zviceran 36 vjeçar dhe një italian 34 vjeçar, të cilët ishin kapur me sasi të vogla droge.
Shqiptari i mitur, sipas policisë, nuk ka vendqëndrim legal në Zvicër. Ai mohon kategorikisht të ketë pasur të bëjë diçka me drogën e gjetur. 15 vjeçi është dërguar menjëherë në sektorin e prokurorisë për të mitur.
Ndërkohë poloicia ka hapur procedurë hetimore kundër tij. Po ashtu procedura penale është nisur edhe ndaj dy të rriturve që dyshohen t`i përkasin grupit të njëjtë me të miturin.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor