Receta shqiptare gatimi

Makarona dhe kungulleshka në furrë

Fëmijët i pëlqejnë makaronat dhe kjo recetë mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për ta servirur gatimin e furrës me kungulleshka.

Përbërësit:

• 3 kungulleshka,
• 3 qepë të vogla,
• 400 g makarona,
• 1 fetë djathë deleje,
• 4 lugë vaj ulliri,
• Kikirikë,
• Borzilok,
• Kripë,
• Piper.

Përgatitja:

Pastroni dhe prisni në feta kungulleshkat. Prisni edhe qepën në copa të imët katrore. Hidhni në një tigan 4 lugë vaj ulliri dhe skuqni qepën.

Pasi të marrë ngjyrën kuqerremet, shtoni edhe kungulleshkat, kripën, piperin. Ulni zjarrin që të skuqen së bashku për 5 minuta.

Hidhni në një mikser borzilokun, një pjesë nga kungulleshkat dhe gjysmën e djathit, derisa të krijohet një masë e plotë homogjene.
Në një tenxhere, zieni makaronat, kullojini, shtoni salcën e përgatitur, pak vaj dhe pjesën e mbetur të kungulleshkave.

Hidhni pak vaj në një tavë dhe shtoni makaronat, kikirikët dhe pjesën e mbetur të djathit.
Piqeni tavën në furrën e ngrohur më parë, për rreth 35 minuta.

Ju bëftë mirë