Fun

Bileta falas të aeroplanit

"Unë kam një vizion se në pesë deri në dhjetë vjetët e ardhshme biletat për fluturime në “Ryanair” do të jenë falas", tha kreu i kompanisë, O'Leary

Kompania ajrore “Ryanair” planifikon në shenjë promovimi së shpejti të fillojë të shpërndajë bileta falas për të gjithë ata që duan të fluturojnë me ta, tha kreu i kompanisë irlandeze, Michael O’Leary.

Ai tha se pret që në vitin 2026 kompania e tij të shesë biletat për fluturimet e tyre me një kosto prej zero dollarë të tarifave bazë, transmeton albinfo.ch.

“Unë kam një vizion se në pesë deri në dhjetë vjetët e ardhshme biletat për fluturime në “Ryanair” do të jenë falas”, tha O’Leary, duke shtuar se në këtë rast fluturimet do të mbushen dhe se ata do të kenë të ardhura nga aeroportet, do të thotë të gjithë njerëzit do të kalojnë nëpër aeroporte dhe do të kenë interes për blerjet e tyre.