Lajme

Austria përshëndet marrëveshjet ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit

Shefi i diplomacisë austriake, Michael Spindelegger ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së parë Prishtinë-Beograd

“Marrëveshja ishte hapi i parë i mirë për të ardhmen, që mund të reflektojë pozitivisht për ambiciet evropiane të Serbisë dhe të Kosovës”, ka thënë Spindelegger.

 

Sipas tij marrëveshja për lëvizjen e lirë, e arritur me ndërmjetësim të BE-së, do të duhej të mundësonte që njerëzit nga Kosova të mund të udhëtojnë sërish në Serbi dhe anasjelltas.

 

“Krahas karakterit praktik, kjo marrëveshjeje ka karakter edhe simbolik. Ajo tregon se, me gjithë qëndrimet e kundërta rreth statusit të Kosovës, me vullnet të mirë mund të arrihet marrëveshja”, citohet të ketë thënë Spindelegger.

 

“Jemi të interesuar të dimë më shumë detaje rreth marrëveshjes dhe me interes të madh presim rezultate rreth çështjeve të tjera për të cilat po diskutohet”, ka thënë ministri austriak i Punëve të Jashtme.