Tematike
Pro&Contra dhënies së lehtësuar të pasaportës zvicerane të huajve të brezit të tretë
Deputetë nga partitë SP/P, FDP/PLR, CVP/PDC, BDP, GLP, të Gjelbrit dhe EVP kanë bërë një apel me titullin “Zvicra duhet t`i njohë fëmijët e vet!”
Më 12 shkurt të vitit të ardhshëm populli i Zvicrës me të drejtë vote do të vendosë për ose kundër natyralizimit të lehtësuar të brezit të tretë të të huajve. Paraditen e sotme një komitet pro lehtësimit të marrjes së shtetësisë zvicerane nga të huajt ka prezantuar argumentet e tij lidhur me këtë çështje, shkruan 20minuten.ch
Deputetë nga partitë SP/P, FDP/PLR, CVP/PDC, BDP, GLP, të Gjelbrit dhe EVP kanë bërë një apel me titullin “Zvicra duhet t`i njohë fëmijët e vet!”, transmeton albinfo.ch. Ekziston një qëndrim unik se njerëzit, prindërit dhe gjyshërit e tyre kanë jetuar në Zvicër “i takojnë Zvicrës dhe duhet ta fitojnë në mënyrë më të thjeshtë pasaportën zvicerane”, thuhet në apel.
Iniciativa synon afirmimin e atyre të rinjve prindërit e të cilëve janë të lindur në Zvicër por të cilët ende nuk kanë pasaportë zvicerane. Kjo iniciativë është iniciuar nga deputetja e SP-së Ada Marra.
Nga rregullimi i ri duhet të përfitojnë të rinjtë nën moshën 25 vjeçare ndërsa brenda një afati kalimtar edhe ata nën moshën 35 vjeçare. Si kusht është që së paku njëri gjysh ose gjyshe të ketë lindur në Zvicër ose të ketë pasur leje të përhershme qëndrimi në vend. Veç kësaj, personi duhet të jetë i lindur në Zvicër dhe të ketë ndjekur së paku 5 vjet të shkollimit të detyruar.
Vetëm SVP nga partitë e lufton këtë iniciativë. Duke e argumentuar qëndrimin kundër, deputetja Barbara Steinmann nga kjo parti thotë se të huajt e gjeneratës së dytë dhe të tretë nuk janë patjetër më të integruar se ata të gjeneratës së parë, transmeton albinfo.ch. “Ne e dimë madje se një pjesë e këtyre (brezi i dytë dhe i tretë i huaj) kanë qëndrime më radikale se ata të parët. Është sentimentalizëm që këta njerëz t`i identifikojmë në mënyrë paushalle si “fëmijë të Zvicrës”, ka thënë Steinemann më tutje. Veç kësaj, ajo ka shtuar se këta të huaj munden edhe tash të natyralizohen. Dhe “nuk është maltretim por domosdoshmëri që këta të testohen para se të marrin pasaportën e kuqe”, thotë ajo duke shprehur bindjen se shumica e zviceranëve është e këtij mendimi.
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje