Shkurt.ch

Kundër pagesës së abortit nga sigurimi shëndetësor

Iniciativa ka për synim luftimin e fenomenit të abortimit, i cili sipas iniciatorëve "nuk është sëmundje"

Një iniciativë popullore e iniciuar nga qarqet konservatore të krishtera, ka mbledhur 111 mijë nënshkrime për votimin popullor me që sigurimi shëndetësor të mos e paguajë dështimin e fëmijës para lindjes ose abortimin.

Iniciativa ka për synim luftimin e fenomenit të  abortimit. Ajo parasheh që aborti të mund të mbështetet nga sigurimi shëndetësor përjashtimisht vetëm në rastet kur shtatzënia është si pasojë e përdhunimit dhe kur rrezikohet jeta e gruas. 

Deputeti i SVP/UDC-së në Parlamentin Nacional nga kantoni i Shvicit Peter Föhn u ka thënë medieve në Bernë se “aborti nuk është sëmundje”.

Ndërsa kolegia e tij nga CVP (Partia Kristiane Popullore) Elvira Bader ka shtuar se financimi publik i abortimit  i trimëron njerëzit për të zhvilluar aktivitete të papërgjegjshme seksuale”, shkruan drs.ch.