Shkurt.ch

Shkollat të mos denoncojnë fëmijët “pa letra”

Sindikata VPOD dhe “shoqata për të drejtat e fëmijëve të ilegalizuar” kanë shtruar së bashku një kërkesë që shkollat të mos kenë detyrim për t`ua paraqitur autoriteteve nxënësit e familjeve pa status të rregullt qëndrimi.

Ato brengosen se në rast se në rast të detyrimit të shkollave për të njoftuar autoritetet për fëmijët “pa letra”, prindërit e tyre do t`i ndalnin ata nga shkolla, për shkak të frikës nga dëbimi i mundshëm.

Kjo kërkesë vjen si rezultat i një qëndrimi të federatës sipas të cilit, deri në fund të vitit do të shqyrtohet nëse do të ketë detyrim për njoftim ose jo, shkruan drs.ch.