Shkurt.ch

Iniciativa e SVP/UDC-së për zgjedhje direkte të qeverisë

Nëse zviceranët miratojnë iniciativën e SVP (UDC) në të ardhmen qeveria e vendit mund të zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë

 

Kështu do të ndodhë nëse zviceranët do ta miratojnë iniciativën që e ka dhënë SVP (UDC) për votim popullor, iniciativë kjo e cila i ka plotësuar kushtet formale, gjegjësisht ka mbledhur 110.222 nënshkrime dhe është marrë për procedim.

Këtë informatë që është botuar së pari në “SonntagsZeitung” e ka konfirmuar edhe sekretari i përgjithshëm i SVP/UDC-së Martin Baltisser.

Zgjedhja e qeverisë nga populli do të bëhej sipas sistemit mazhoritar me vetëm një qark zgjedhor. Do të zgjidhej ai i cili fiton shumicën absolute të votave të popullit. Në rast se në raundin e parë një numër i mjaftueshëm i kandidatëve nuk e kanë fituar shumicën absolute, mbahet edhe një raund tjetër, ku shumica e thjeshtë do të mjaftojë për të zgjedhurin.

Po ashtu, për të evituar diskriminimin e pakicave nga shumica gjermanofone, iniciativa parasheh që në qeveri të zgjidhen së paku dy kandidatë nga pjesa frankofone dhe ajo italiane e Zvicrës, edhe nëse atyre nuk u mjaftojnë votat në nivel vendi.

 

 

Zvicër, në të ardhmen qeveria e vendit (Këshilli Federal) mund të zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, nga populli. Parlamenti nuk do të kishte më ndonjë rol në zgjedhjen e qeverisë.