Shkurt.ch
Sommaruga: më shumë bashkëpunim me botën për çështjen e refugjatëve
Ministrja Sommaruga angazhohet për ndihmë azilkërkuesve në vendet e prejardhjes
Zvicra duhet të hyjë në bashkëpunim më të ngushtë me politikën ndërkombëtare të migracionit, ka deklaruar ministrja e drejtësisë e Zvicrës, Simonetta Sommaruga në një intervistë të botuar në gazetat në gjuhën frënge “24 Heures” dhe “Tribune de Geneve”.
Veç kësaj, ministrja ka thënë se bashkëpunimi me vendet e prejardhjes të refugjatëve nuk duhet të kufizohet vetëm në mbrojtjen e azilkërkuesve. “Ndihma për zhvillim në vendet prej nga ata vijnë është e lidhur me këtë. Nuk bën të harrohet dimensioni humanitar i problemit”, ka thënë ajo.
Ndaj ministres janë drejtuar kritika nga kantonet, sipas të cilave Zvicra me shumë vende të botës nuk ka marrëveshje për riatdhesim, dhe kjo po e vështirëson kthimin e refugjatëve. Sommaruga u është përgjigjur kritikave në fjalë se janë vetëm disa shtet si Egjipti, Iraku dhe Irani, me të cilat Zvicra nuk ka të nënshkruar marrëveshje të tillë.
Kishte edhe kritika se kantoneve të caktuara u janë ndarë shumë azilkërkues edhe pse në bazë të marrëveshjes së Dublinit ata duhet të kthehen në vendet ku janë paraqitur më parë (kryesisht Itali).
Kësaj kritike ministrja u është përgjigjur me të dhënën se nga fillimi i këtij viti nga vendet ku kanë paraqitur kërkesën e parë për azil janë gjashtë herë më shumë refugjatë që Zvicra i ka kthyer mbrapshtë se sa që janë kthyer në Zvicër.
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet nënvlerësuan rreziqet e rënda të motit në Zvicrën jugore Stuhitë e dhunshme goditën luginën Misox në jug të Zvicrës në qershor, duke shkaktuar dëme të...
-
Afati për të ndërruar sigurimin tuaj shëndetësor është vetëm disa ditë larg
-
Zvicra dhe BE-ja do të bëjnë një bilanc të marrëdhënieve të tyre të mërkurën
-
Rajoni italian do të modernizojë shërbimet e trenave për në Ticino
-
Magjia e Krishtlindjeve në Gjenevë ka filluar