Shkurt.ch

Shkarkohet udhëheqja e burgut ku ndodhi arratisja

Raphael Dubois, drejtor dhe zëvendësi i tij Didier Leuba janë liruar nga postet me veprim të menjëhershëm

Ikja e njeriut të dënuar për vrasje dhe për dhunim nga burgu në Gorgier të kantonit Neuchatel u ka kushtuar “me kokë” drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të burgut.

Siç njofton drejtoria për siguri e kantonit të Neuchatel të dy drejtuesit Raphael Dubois, drejtor dhe zëvendësi i tij Didier Leuba janë liruar nga postet me veprim të menjëhershëm.

Drejtori për çështje policore dhe ushtarake i Kantonit të Bernës Hans-Jürg Käser ka theksuar se do të angazhohet për ndriçimin e plotë të të gjitha rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti. Të enjten që vjen ai do të bëjë publike rezultatet e para të hetimeve.