Shkurt.ch

Vetëdorëzohet i arratisuri i rrezikshëm

Ai i kishte shkuar në një restoran ku i kishte treguar pronarit se kush ishte dhe i kishte thënë që ta njoftonte policinë

Kapet Jean-Louis Bürki, krimineli 64 vjeçar i arratisur para 5 ditësh nga burgu në Gorgier të Neuchatelit. Kjo ka ndodhur në një restorant në Le Rasses të kantonit Vaud, në të cilin vrasësi dhe dhunuesi sot në mëngjes kishte shkuar për tu ushqyer.

Siç tregon pronari i restorantit, i arratisuri kishte qenë i lodhur dhe i lagur. Ishte ankuar se i ishte dashur të flinte disa net nën qiell të hapur.

Ai i kishte treguar atij se kush ishte dhe u kishte thënë që ta njoftonin policinë.

Vendi ku ai është dorëzuar është vetëm 15 kilometra nga burgu dhe 12 kilometra nga vendi prej nga ishte arratisur

Policia pas tri ditë kërkimesh, të mërkurën e kishte ndërprerë fushatën e gjerë, me numër të madh policësh dhe me helikopter për zbulimin e vendndodhjes së tij. Ajo priste vetëm indikacione nga popullata lokale.