Integrimi
Ambasadorja Breca priti në takim pune kryesinë e LAPSH-it
Ambasadorja me këtë rast u shprehu aktivistëve të LAPSH-së mirënjohjen për punën e deritashme dhe angazhimin e mësimdhënësve gjatë tërë kësaj periudhe
Nazane Breca, ambasadore e Republikës së Kosovës në Zvicër-Bern, më 17 nëntor’16, priti kryetarin e LAPSh “N. Frashëri” për Zvicër, Nexhat Maloku, bashkë me disa anëtarë të kryesisë, në ambientet e ambasadës. Qëllimi i këtij takimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit mes Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “N. Frashëri” Zvicër me fokus kryesor mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër.
Ambasadorja me këtë rast u shprehu aktivistëve të LAPSH-së mirënjohjen për punën e deritashme dhe angazhimin e mësimdhënësve gjatë tërë kësaj periudhe. U zhvillua një bashkëbisedim i ndërsjellë dhe u shpreh gatishmëria e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha drejtimet e mundshme për afrimin e bashkërenditjen e veprimeve në të mirë të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në mënyrë që të përfshihen sa më shumë nxënës në mësimin e gjuhës shqipe në Zvicër.
Nexhat Maloku, kryetari i LAPSH “Naim Frashëri“ për Zvicër, falënderoi në emrin e LAPSH, Z. Nazane Breca, ambasadoren e R. Kosovës në Zvicër, për pritjen dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit. Fillimisht i dorëzoi dokumentacionin me të dhënat thelbësore për punën e LAPSH në Zvicër. Në mënyrë përmbledhëse paraqiti rrjedhat e punës në LAPSH “Naim Frashëri“ në Zvicër, që nga themelimi deri më tani, ballafaqimet me të gjitha vështirësitë dhe rezultatet si dhe shqetësimet në veçanti për pjesëmarrjen e vogël të nxënësve në vijimin e mësimit plotësues në dekadën e fundit, ku përmendi edhe ndikimin e shumë faktorëve në këtë drejtim.
Ai falënderoi ambasadoren për gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në ato fusha ku është e mundur. Në veçanti e vuri në pah se vetëm LAPSh në Zvicër është legjitim për mbajtjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe dhe është i pranuar edhe nga institucionet përgjegjëse shtetërore të Zvicrës, që mësimi mbahet në lokalet e shkollave kudo që ka të interesuar.
Të gjithë të pranishmit në këtë takim pune shprehën mendimet e tyre dhe ndanë të njëjtat shqetësime që u paraqitën edhe në fjalën hyrëse të kryetarit të LAPSh-it dhe u zotuan që të shtojnë angazhimin e tyre për të rritur vijuesh- mërinë e mësimit shqip nga nxënësit shqiptarë në Zvicër. (A.F.)
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme