Shkurt.ch

Vërshime në Zvicrën Qendrore

Edhe autostrada A3 ishte mbyllur përkohësisht në të dy drejtimet ndërmjet Lachen dhe Reichenburg

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut që përfshijnë të enjtën Zvicren Qendrore, autoritetet ishin detyruar të mbyllin së paku nëntë lidhje rrugore, raportojnë agjensitë zvicerane të lajmeve. Edhe autostrada A3 ishte mbyllur përkohësisht në të dy drejtimet ndërmjet Lachen dhe Reichenburg. „MeteoNews“, njoftoi të enjten, se në nivel lokal gjatë 24 orëve të fundit, matësit kanë treguar  rezultatin e reshjeve të shiut që kishte arritur gati 100 litra ujë për metër katror. Në kantonin Zug , pas shirave të rrëmbyeshëm, ekipe të zjarrfiksëve kishin evakuar dhjetëra persona nga shtëpitë e tyre, dhe disa ndërtesa dhe rrugë ishin të bllokuar. Nuk është raportuar për të lënduar. Në këtë kanton raportohet po ashtu për  përmbytjen e bodrumeve dhe garazheve, si edhe për rrëshqitje të tokës dhe daljen e disa lumenjve nga shtrati..Edhe në Kantonin e Schwyzit njoftohet për mbylljen e përkohëshme të rrugëve për shkak të rrëshqitjeve nga vërshimet