Lajme
Edi Rama, kryeministri artist
“Asnjë lider nuk ka një zyrë ai ajo e Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë. Në muret e zyrës janë me qindra vizatime, ngjyra, abstraksionet, dhe e gjithë kjo është një dizajn i tij”, thuhet në shkrimin e “The Guardian”
E përditshmja britanike, “The Guardian”, ka bërë një shkrim shumë interesant për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, shkruan albinfo.ch.
“Infrastruktura themelore, korrupsioni endemik, megjithatë njeri më i fuqishëm i vendit gjen ende kohë për të vizatuar në ditarin e tij ministror dhe tani hap ekspozitë në një nga galeritë kryesore të botës”, shkruan “The Guardian”.
“Asnjë lider nuk ka një zyrë ai ajo e Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë. Në muret e zyrës janë me qindra vizatime, ngjyra, abstraksionet, dhe e gjithë kjo është një dizajn i tij”, thuhet më tej.
Për “The Guardian” Rama nuk është një rastësi, ai nuk një politikan me prirje artistike, por një artist i vërtetë në pushtet.
“Një ish-profesor i artit, nuk kishte ndërmend të hynte në jetën publike dhe kur ai e bëri, ai nuk e ka braktisur plotësisht karrierën e tij fillestare. Mes debateve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe grindjeve të rastit me fqinjët e Ballkanit, Rama po përgatitet për ekspozitën e tij të parë në SHBA, në galerinë ‘Marian Goodman’ në Nju Jork”.
Rama më parë ishte edhe kryetar i Tiranës. “Kur u bëra kryetar i Bashkisë së Tiranës, në qytet kishte vetëm 78 drita rrugësh funksionale. Kështu që imagjino si ishte të shkojë tek njerëzit dhe ti pyesje çfarë ngjyre e do pallatin!”, ka thënë Rama.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
A janë zviceranët dorështrënguar? Pavarësisht pasurisë së saj, Zvicra renditet vetëm e 65-ta në donacione dhe vullnetarizëm, me përqindje larg...
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind