Shkurt.ch
SHBA: Avastin-i zviceran nuk shëron kancerin!
Dëmet që shkakton Avastin-i i prodhuar nga Roche e Bazelit janë më të mëdha se sa dobia që vjen prej tij, ka konstatuar komisioni
Koncernit të madh farmaceutik Roche nga Bazeli i ka ardhur edhe një goditje tjetër e rëndë nga Amerika lidhur me medikamentin Avastin. Një komision i autoritetit shëndetësor të SHBA-së e ka cilësuar si të pasigurt këtë medikament që përdoret për kurimin e kancerit të gjirit.
Dëmet që shkakton Avastin-i janë më të mëdha se sa dobia që vjen prej tij, kishte konstatuar komisioni, shkruan drs.ch.
Autoritetet shëndetësore të SHBA-së e kishin tërhequr gjysmë viti më parë këtë bar nga qarkullimi. Në arsyetim thuhej se nuk ka mundur të dëshmohet se Avastin vepron kundër kancerit të gjirit. Lidhur me këtë, Roche kishte kërkuar hetime.
Ndërkohë edhe në Evropë po bëhen testime për të parë nëse medikamenti Avastin është i përshtatshëm për shërimin e kancerit të gjirit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor