Shkurt.ch

Zviceranët blejnë online rreth 11 miliardë franga zvicerane

Biznesi në internet në Zvicër u rrit vitin e kaluar. Shitjet janë rritur për më shumë se 20 për qind.

Në vitin 2015 të ardhurat u rritën me 21 për qind, sipas NetComm Suisse. Rreth 4,7 milionë qytetarë zviceranë shpenzuan një total prej 11.2 miliardë frangash zvicerane në internet. Kjo është ekuivalente me një mesatare prej rreth 2800 frangash për person, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, një studim në Universitetin e Cyrihut tregon se 77 për qind e mbi 10.000 të anketuarve kanë anuluar tashmë një blerje të paktën një herë për shkak se metoda e preferuar e pagesës nuk ishte në dispozicion.