Sallata

Tarator

Taratori është një prej sallatave e cila përgatitet në trevat shqiptare dhe në rajon. Taratori servohet me shumë gjellëra, kryesisht gjatë stinës së verës.

taratorPërbërësit:

• Kripë,
• 3 – 4 thelba hudër,
• 1 trangull,
• 0.5kg kos.

Përgatitja:

Hudrën e ndrydhim me kripë dhe ia grijmë trangullin.
Pastaj e shtojmë kosin, pak majdanoz dhe arra të grimëcuara sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë