Shkurt.ch

Frangu i fuqishëm rrezikon 100 mijë vende pune

Levrat: “Ne duhet të marrim masa urgjente për t`iu përshtatur zhvillimeve të muajve të ardhshëm"

Frangu duhet të lidhet përkohësisht me euron, për faktin se rritja e fuqisë së monedhës zvicerane rrezikon vetë ekonominë e Zvicrës. Kështu ka thënë kryetari i Partisë Socialdemokrate, Christian Levrat në një intervistë dhënë gazetës “Der Sonntag”.

Duke e thënë këtë, Levrat është bërë kryetari i parë i një partie qeveritare që ndërmerr këtë hap.

“Ne duhet të marrim masa urgjente për t`iu përshtatur zhvillimeve të muajve të ardhshëm”, ka thënë ai. Për shkak të forcës së frangut, ekonominë e këtushme, sipas tij, e kërcënon një rënie e porosive për prodhimet zvicerane.

“Janë në rrezik 100 mijë vende të punës” ka thënë Levrat.

Shqetësimet lidhur me uljen e vlerës së euros anë ardhur duke u rritur sidomos ditëve të fundit kur një euro kushton 1.19 franga.