Lajme
Stabiliteti në regjion, në fokus të takimit Burkhalter-Hoxhaj
Dy ministrat kanë folur edhe për sfidat të cilat Kosova duhet t`i tejkalojë edhe tetë vite pas shpalljes së pavarësisë së saj. Burkhalter ka nënvizuar domosdonë e forcimit të institucioneve demokratike dhe të dialogut politik për sigurimin e një stabiliteti afatgjatë.
Ministri i jashtëm i Zvicrës, Didier Burkhalter ka pasur sot në Bernë një takim me homologun e tij kosovar, Enver Hoxhaj. Dy ministrat kanë biseduar bashkë në lidhje me marrëdhëniet e ngushta bilaterale me fokus të veçantë në interesat reciproke në fushë të migracionit dhe bashkëpunimit zhvillimor, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Zvicrës.. Po ashtu është bërë fjalë edhe për marrëdhëniet me shtetet fqinje dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si dhe janë prekur edhe tema tjera ndërkombëtare dhe multilaterale.
Ministri zviceran Burkhalter ka theksuar se i vlerëson shumë raportet e mira të vendit të tij me Kosovën. Ato shënohen në veçanti përmes lidhjeve të ngushta ndërnjerëzore gjë që bën që tema të ndryshme të jenë në interes dypalësh, shkruan albinfo.ch. Burkhalter ka shprehur kënaqësinë mbi shkëmbimin e rregullt dhe bashkëpunimin e mirë në mes të autoriteteve të dy vendeve në sferën e migracionit. Kjo ka të bërë kryesisht me pranimdorëzimin e shtetasve përkatës në mes të dy vendeve.
Dy ministrat kanë folur edhe për sfidat të cilat Kosova duhet t`i tejkalojë edhe tetë vite pas shpalljes së pavarësisë së saj. Burkhalter ka nënvizuar domosdonë e forcimit të institucioneve demokratike dhe të dialogut politik për sigurimin e një stabiliteti afatgjatë.
Zvicra angazhohet që nga viti 1998 në Kosovë dhe llogaritet si njëra ndër kontribuueset më të mëdha atje.
Dy ministrat kanë folur edhe për sfidat të cilat Kosova duhet t`i tejkalojë edhe tetë vite pas shpalljes së pavarësisë së saj, transmeton alinfo.ch. Burkhalter ka nënvizuar domosdonë e forcimit të institucioneve demokratike dhe të dialogut politik për sigurimin e një stabiliteti afatgjatë.
Zvicra angazhohet që nga viti 1998 në Kosovë dhe llogaritet si njëra ndër kontribuueset më të mëdha atje.
Zvicra është e bindur se kërkohet një pjesëmarrje më e madhe e autoriteteve kosovare në drejtim të reformës që është në proces, drejt ndërtimit të një shteti juridik. Burkhakter e ka siguruar Hoxhajn se Zvicra është e gatshme për të mbështetur edhe më tutje përpjekjet e Kosovës në drejtim të një qeverisjeje të mirë.
Në funksion të shtyrjes përpara të integrimit regjional dhe evropian të Kosovës, Zvicra angazhohet në anën e bashkësisë ndërkombëtare në fushat e zhvillimit ekonomik dhe arsimit profesional si dhe në sigurimin e ujit dhe në shëndetësi, thuhet më tutje në komunikatë.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?