Shkurt.ch

Mafia italiane – gjithnjë më e pranishme në Zvicër

Veprimtaria e mafisë italiane në Zvicër aktualisht përqendrohet kryesisht në pastrim parash

Me shtimin e presionit të shtetit italian ndaj tyre, mafiozët nga Italia hulumtojnë mundësitë për “t`u strehuar” edhe në vendet fqinje si p.sh. në Zvicër, ka tërhequr vërejtjen Policia Federale e Zvicrës në raportin e saj vjetor të publikuar sot.

 

Në dy vitet e fundit në Itali janë arrestuar mbi 6500 pjesëtarë të dyshuar të mafisë, shkruan drs.ch. Në kuadrin e këtyre masave kundër mafiozëve thuhet të jenë sekuestruar pasuri në vlerën deri në 18 miliardë euro.

 

Veprimtaria e mafisë italiane në Zvicër aktualisht përqendrohet në pastrim parash. Siç shkruan në raportin e saj vjetor Policia Federale e Zvicrës, mafia, për të kryer punët e saj në Zvicër, kërkon bashkëpunim me specialistë nga sektori financiar dhe bankar.