Shkurt.ch
Arigona dhe familja e saj, me status legal në Austri
Përfundimi i shkollës ishte kushti për të fituar vizën shkollore. Qëndrimi është siguruar edhe për anëtarët tjerë të familjes Zogaj
Arigona Zogaj, vajza kosovare emri i së cilës prej më se tri vitesh zë vend në mesin e kryetitujve të medieve austriake, pas shumë ecejakesh, do të fitojë më në fund qëndrimin legal në Austri.
Kështu shkruan gazeta “Österreich”, e cila raporton se këtë të drejtë për vitin vijues, Arigona e ka realizuar pasi që ka mbaruar me sukses shkollën e mesme në Linz. Diploma e shkollës ishte edhe kushti për të fituar qëndrimin legal, respektivisht vizën shkollore, shkruan gazeta.
Po ashtu janë siguruar vizat edhe për vëllanë dhe motrën e Arigonës, respektivisht për Albinin dhe Albonën. Ndërsa nënës së tyre, Nurijes do t`i kalonte viza në fund të korrikut, por pronari i fermës ku punon ajo ka shprehur dëshirën t`ia vazhdojë lejen e punës dhe me këtë edhe qëndrimin në Austri.
Arigona Zogaj pati pushtuar mediet austriake e më gjerë kur, në shtator të vitit 2007 familja e saj ishte dëbuar nga Austria në Kosovë, ndërsa ajo vetë ishte fshehur dhe nga ilegaliteti ishte paraqitur me video dhe informata tjera ku kërcënonte se “më parë do të vdiste se të kthehej në Kosovë”.
Më vonë rasti i saj pati ngjallur një valë solidarizimi të madh në rrethe të gjera të shoqërisë austriake. mes tjerash për “Rastin Arigona” kishte debatuar edhe parlamenti austriak dhe ishin ngritur mocione ndaj ministrit të brendshëm.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor