E-Diaspora
Bashkësia Islame Shqiptare: Xhamia An’Nur dëmton imazhin e myslimanëve në Zvicër
Bashkësia Shqiptare Islame në Bernë ka shprehur keqardhje rreth ngjarjeve që ka ndodhur rreth Xhamisë An'Nur në Winterthur të Cyrihut.
“Kjo xhami për fat të keq një kohë të gjatë ka shkaktuar bujë negative dhe ishte celulë ku lindi ekstremizmi i disa të rinjve myslimanë që më në fund përfunduan me shkuarje në Siri.”, thuhet në reagimin e Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër..
“Kjo xhami dëmton imazhin e myslimanëve në Zvicër, por në mënyrë të veçantë imazhin e besimit islam. Ne përshëndesim intervenimin e sotshëm nga gjykata si preventiv për të ruajtur sigurinë e brendshme në Zvicër.”, thuhet në reagim..
“Kjo deklaratë e Imamit se “ata që nuk i përgjigjen namazit kolektiv (në xhami), duhet të vriten„, është një gabim interpretues i lakimit të teksteve të shenjta jashtë kontekstit dhe kështu e papranueshme që përbën në mënyrë të qartë nxitje për vrasje. Për njerëzit e tillë nuk ka vend për të ligjëruar në xhamitë zvicerane – dhe elemente të tilla nuk duhet të tolerohen në asnjë mënyrë.”, thuhet më tutje në reagim të BSHIZ
“Pra shpresojmë se në të ardhmen të gjitha forcat progresive në vend të marrin mësime se si duhet xhamia dhe imami të vihen në shërbimin e bashkëjetesës, paqes dhe mirëmbajtjes të rendit publik.”, thuhet në reagimin e Bashkësisë Islame Shqiptare, të nënshkruar nga kryetari Mustafë Memeti
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Ka shkatërruar Ferrarin, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane