Lajme
Vazhdon masakra mjedisore në lumenjtë shqiptar
Edhe pse në Shqipëri, me anë të një vendimi të Qeverisë shqiptare, është i ndaluar me ligj shfrytëzimi i baseneve të lumenjve, përsëri abuzimet vazhdojnë
Shkatërrimi i lumenjve në Shqipëri po vazhon me intensitet të shtuar, pa u penguar nga autoritetet vendore. Eskavatorë të mëdhënj shihen nëpër lumenjtë shqiptar duke nxjerre nga atyre rërën, por edhe duke e përpunuar atë, për të plasur në tregun e ndërtimit. Në mediet shqiptare kjo është quajtur ”masakër mjedisore”.
Vetëm një kalim nëpër Rrugën e Kombit mjafton të jesh dëshmitar i abuzimit mbi lumin Mat, ku shihen në mes të ditës eskavatorët duke gërryer shtratin e këtij lumi, raporton TCH. Kjo po ndodhë në kohën kur Shqipëria, me anë të një vendimi të Këshillit të Ministrave, e ka ndaluar me ligj shfrytëzimi i baseneve të lumenjëve.
Arben Pambuku është zyrtar në Ministrinë e Bujqësisë në Qeverinë Rama. Ai tha se në Shqipëri me përjashtim të basenit të lumit Buna, nuk ka leje për shfrytëzimin e inerteve nga shtretërit e lumenjve. Për lumin Drin dhe Buna, sipas tij, lejet janë deri në vitin 2018.
”Ndërsa me vendim të Këshillit të Ministrave dhe të ARRSH është përcaktuar që për nevoja të aksesit kombëtar mund të merren inertë. Në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Mjedisit tashmë po punohet për përcaktimin e vendeve që do të shfrytëzohen. Aktualisht lejet e firmave që punojnë mbi lumin Mat janë të përfunduara. Ndërsa gjobat për shkelje shkojnë nga 5 milionë lekë të reja, deri në konfiskimin e të gjitha mjeteve që përdorin”, deklaroi Pambuku.
Ndryshë, problemi i shkarjeve të tokës në Shqipëri është i pranishëm në thuajse të gjitha krahinat. Një fenomen ky i paralajmëruar prej kohësh nga specialistët, që theksojnë se rreth 150.000 hektarë tokë janë të kërcënuara prej prishjes së ekuilibrit dhe përdorimit pa kriter të tokës.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












