Shkurt.ch

Sot fillon vera „astronomike“

Sipas llogaritjes astronomike vera fillon në pikën kohore kur dielli mbërrin në pikën më veriore gjatë rrotullimit të tij vjetor

Sot, e martë, 21 qershor, në orën 19.16 fillon stina e verës, e llogaritur astronomikisht, e cila përfundon më 23 shtator në orën 11.05. Ajo zgjat 93 ditë, 15 orë dhe 48 minuta. Me këtë, vera është stina më e gjatë e vitit, ose 5 ditë më e gjatë se stina e dimrit.

Sipas llogaritjes astronomike vera fillon në pikën kohore kur dielli mbërrin në pikën më veriore gjatë rrotullimit të tij vjetor. Kështu, në hemisferën veriore 21 qershori është dita më e gjatë e vitit.

Në Cyrih më 21 qershor dita zgjat 15 orë e 57 minuta, ose dielli lind në orën 5.29 minuta dhe perëndon në orën 21.26 minuta. Në Gjenevë lindja e diellit ndodh në orën 5.44 ndërsa perëndimi në orën 21.31, që d.m.th. dita është për 10 minuta më e shkurtë.