Receta shqiptare gatimi
Fileta pule të mbushura me spinaq
• 4 copa mish të bardhë pule,
• 200 gr spinaq,
• 4 lugë djathë të thërmuar,
• 1 lugë ajkë ose mazë,
• 1 lugë mustardë,
• 1 thelb hudhre,
• 1 lugë lëng limoni,
• 1 lugë vaj,
• 2 lugë gjalpë,
• Kripë,
• Vegetë,
• Piper.
Përgatitja:
Priten filetat me kujdes, sa të fitohet nga një xhep për mbushje dhe kriposet brendia me vegetë.
Vendosen në enë porcelani, u hidhen vaj, mustardë, hudhër e shtypur, majdanoz i grirë hollë, lëng limoni, piper dhe mbulohet ena.
Ndërkohë, bëhet përgatitja për mbushje.
Spinaqi lahet, grihet hollë, zihet 2-3 minuta në lëngun të cilin e lëshon gjatë zierjes dhe, posa të ftohet pak, i shtohen djathë i grimcuar, ajkë, kripë, piper, përzihen mirë dhe me këtë masë të përgatitur bëhet mbushja e mishit.
Pasi të mbyllen me rrëmojësa dhëmbësh, kriposen, fërgohen në yndyrë me zjarr të fuqishëm nga të dyja anët, gjersa të marrin ngjyrë të kuqërremtë.
Nëse është mishi më i fortë, shtohen 2 dcl ujë ose verë të bardhë dhe zihen në zjarr të ngadaltë për 30 minuta.
Servohen me pure spinaqi ose perime të ziera e të kaluara në yndyrë dhe me sallatë stine.
Ju bëftë mirë!
Të ngjashme
Të tjera nga Receta shqiptare gatimi
E-Diaspora
-
Ka kërcënuar gruan e tij me vdekje – Gjykata i jep kosovarit shansin e fundit Vendimi për mos dënim me burg efektiv dhe me dëbim lidhet me rolin e tij si...
-
Papyrus 2: Rinisje e një debati mbi integrimin dhe drejtësinë sociale në Gjenevë
-
Një libër në mes të gazetarisë dhe eseistikës që synon shkrimin e historisë
-
Balla takoi diasporën në Kanada, i fton të marrin pjesë në zgjedhjet e Shqipërisë
-
Arrestohet shqiptari për këtë arsye në Angli
Jeta në Zvicër
-
Kurset e AI në Zvicër po lulëzojnë Inteligjenca artificiale ka qenë prej kohësh më shumë se një mashtrim. Kompani të ndryshme tashmë po...
-
Sa të huaj që jetojnë në Cyrih, Gjenevë dhe Vaud u bënë zviceranë?
-
Ka kërcënuar gruan e tij me vdekje – Gjykata i jep kosovarit shansin e fundit
-
Pritet rritje e moderuar e çmimeve për tregun zviceran të pasurive të paluajtshme
-
Një numër më i madh zviceranësh deklarohen se nuk i përkasin asnjë besimi fetar