Lajme
Nga Prishtina po largohen banorët, shkak emigrimi
Nga Prishtina vitin e kaluar janë larguar 1253 banorë për në shtetet e jashtme
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina ka bërë përparime në vitet e fundit në disa sektorë, por banorët vazhdojnë të kenë shumë probleme.
Nga Prishtina vitin e kaluar janë larguar 1253 banorë për në shtetet e jashtme. Ndërkaq në vitin 2014 kanë emigruar 1343 banorë nga kryeqyteti, ndërsa kanë hyrë në Prishtinë 2456 vetë, derisa në vitin 2015 kanë emigruar 2408 persona, bën të ditur ‘Klan Kosova’.
Në vitin 2012, Prishtina kishte 205,135 banorë, 2013- 207,477 banorë, në vitin 2014 – 207,062 prishtinas, e në vitin e kaluar kishte 204,721 banorë, pra më pak se në 2012, 2013, 2014, përcjell albinfo.ch.
Njëra ndër arsyet e zvogëlimit të numrit të banorëve në kryeqytet, sipas Hazbije Qeriqit, zyrtare për marrëdhënie me publikun në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, është emigrimi.
Kësaj dukurie duket se nuk kanë arritur t’i shpëtojnë as banorët e Prishtinës, derisa shumë nga të rinjtë mendojnë vetëm të largohen.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











