Shkurt.ch

Përfundoi panairi më i madh i artit në botë

300 galeri nga 35 shtete kanë ekspozuar punime të mbi 2500 artistëve të shekullit 20 dhe 21

Ka përfunduar dje në Bazel panairi më i madh në botë i arteve bashkëkohore. Për pesë ditë sa ka qëndruar i hapur, ky panair i llojit të veçantë ka mbledhur numër rekord galerish dhe muzesh që kanë sjellë punimet e zgjedhura për t`i prezantuar këtu.

300 galeri nga 35 shtete kanë ekspozuar punime të mbi 2500 artistëve të shekullit 20 dhe 21.

Por rekord ka qenë edhe numri i vizitorëve, artdashësve që kanë shikuar panairin, gjithsej 65000 veta.

Edhe me bilancin e shitjes së veprave artistike gjatë këtij panairi, organizatorët shprehen të kënaqur. “Panairi ka mbërritur sërish në nivelin që ka pasur para krizës financiare” ka thënë njëri ndër drejtorët e panairit.