Zhvillim

Kriminaliteti nga urrejtja në Gjermani, në rritje

Hulumtimi nga qeveria gjermane për cilësinë e jetës në vend, tregon se krahasuar me vitin 2014, vitin e kaluar për 77 për qind është rritur numri i veprave penale të motivuara nga urrejtja, raportojnë mediat nga Berlini. Në raportin 323 faqe, në të cilin qeveria gjermane u përgjigjet pyetjeve të 16.000 qytetarëve të saj, konsiderohet […]

Hulumtimi nga qeveria gjermane për cilësinë e jetës në vend, tregon se krahasuar me vitin 2014, vitin e kaluar për 77 për qind është rritur numri i veprave penale të motivuara nga urrejtja, raportojnë mediat nga Berlini.

Në raportin 323 faqe, në të cilin qeveria gjermane u përgjigjet pyetjeve të 16.000 qytetarëve të saj, konsiderohet alarmante, sepse në të janë mbi 10,300 vepra penale të motivuara nga dallimet politike etnike, për nga origjina, ngjyra apo feja.

Në shumicën e këtyre rasteve, 8.529 viktima janë të huaj, që përfaqësojnë një rritje prej 116 për qind dhe krimi i shkaktuar nga urrejtja në internet u rrit me 176 për qind, me një total prej 3,084 rastesh.