Shkurt.ch

Nuk shiten më biletat në tren

Biletat, nga dhjetori e tutje do të mund të blihen vetëm para nisjes së trenit. Ata që nuk i sigurojnë, do të ndëshkohen

Praktika e njohur në Zvicër, e blerjes së biletës pas hipjes në tren (vlente për trenat e shpejtë, të relacioneve më të gjata) që nga dhjetori i këtij viti do t`i takojë të kaluarës.

Shoqëria e trafikut publik dhe SBB (Ndërmarrja Hekurudhore Federale) kanë vendosur së bashku për ndërprerjen e një praktike të tillë. Biletat nga dhjetori e tutje do të mund të blihen vetëm para nisjes së trenit. Ata që nuk i sigurojnë biletat do të ndëshkohen.

Arsyetimi i organizatave të përmendura më lartë është se pothuaj askush nuk e shfrytëzonte kohëve të fundit këtë mundësi. Ndërsa, nga ana tjetër, në periudhat kulmore të shfyrtëzimit të trenave, konduktorët nuk arrin të kontrollonin të gjithë udhëtarët ose t`u shitnin atyre biletat.

Jehona e parë e lajmit për ndërprerjen e shitjes së biletave në tren ka qenë negative. Ajo ka ardhur nga personat e moshuar, të cilët këtë vendim e konsiderojnë si kufizim të komoditetit të tyre.