Shkurt.ch

Avioni turistik aterron në autostradë

Një avion i vogël turistik ka aterruar me emergjencë në autostradën A40, në lokalitetin e quajtur Ain, rreth 20 kilometra larg Gjenevës. Shkak i aterrimit ka qenë një defekt në motorin e tij, ndërsa sipas informatave të policisë franceze të ditës së enjte, gjatë aterrimit nuk ka pasur të lënduar apo dëme të shkaktuara.

Sipas po të njëjtit burim, piloti ka qenë i vetëm në avion, ndërsa ngjarja ka ndodhur pak pas orës 11.00, kur ai ka aterruar me avionin e tij në autostradë, pas neutralizimit të komunikacionit për shkak të aterrimit të sigurtë.