Zhvillim
Autoritetet kosovare vizitojnë fabrikën e djathit zviceran
Të premten, më 28 tetor 2016, në rajonin e Fribourgut dhe Bernës, më në fund do të zhvillohet një takim mes përfaqësuesve të autoriteteve të Kosovës dhe shoqatës Fromart (Shoqata e djathëbërësve zviceranë).
Takimin në fjalë, pas tejkalimit të disa vështirësive, z. Sarkany (Oda Ekonomike Zvicër-Kosovë) arriti ta organizojë duke mbledhur rreth të njëjtës tavolinë autoritetet e Kosovës si dhe djathëbërësit zviceranë. Për zotin Sarkany ishte absolutisht e nevojshme që shoqata Fromart të përfshihet në procesin e implementimit të projektit të zhvillimit të tregtisë së djathit në Ballkan. Prandaj, në këtë takim biseda do të zhvillohet rreth përfshirjes së mundshme të organizatave zvicerane ombrellë në krijimin e kornizave institucionale për trajnimin profesional të djathit në Kosovë dhe krijimin e një laboratori për përpunimin e qumështit në Kosovë.
Për më shumë informacione:
E premte, 28 tetor 2016
Mbërrijnë në orën 10:00 në Le Mourez (FR)
Prezantimi i pjesëmarrësve nga Stefan Sarkany
Prezantimi i fabrikës së djathit të z. Kolly nga z.M.Kolly
Nisja për në Bernë në orën 10:45
Arritja në Bernë në orën 11:30
Vizita e shoqatës Fromart
Temat e takimeve:
a) Krijimi i kuadrit institucional për trajnim profesional të djathit / bujqësisë në Kosovë;
b) Krijimi i një laboratori për përpunimin e qumështit në Kosovë;
c) Zhvillimi i tregtisë së djathit në Ballkan.
Fundi rreth orës 13:00
Pjesëmarrësit:
Delegacioni i Kosovës:
1. Kurtan Kajtazi, zëvendësministër,
2. Flamur Krasniqi, këshilltar i ministrit,
3. Isuf Cikaqi, drejtor i Politikave Bujqësore,
4. Ramadan Avdiu, ambasador, Konsull i Përgjithshëm,
5. Rexhep Bajraktari, këshilltar në Konsullatë
Delegacioni zviceran:
1. Rene Kolly, fabrika e djathit “Kolly”,
2. Jacques Gygax, drejtor i shoqatës Fromart.
Oda Ekonomike Zvicër-Kosovë:
1. Stefan Sarkany, president,
2. Jean-Pierre Wicht, anëtar.
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës Votuesve zviceranë së shpejti do t'u kërkohet të vendosin nëse do të subvencionojnë trenat e natës...
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit