Shkurt.ch

Anxhela Martini nuk e ka në plan të ndalet

Modelistja shqiptare-zvicerane, Anxhela Martini, pas skandalit të javës së kaluar, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet

Pas skandalit mbi tepihun e kuq në Nju Jork, në CDFA Fashion Awards, kur kishte “harruar” të vishte rrobat më intime, Anxhela këtyre ditëve ka bërë fotografi të reja edhe më provokative.

Sipas gazetës blick, shqiptarja e Cyrihut, e shpërngulur së fundi në SHBA, nëpërmjet Twitter, ka publikuar fotografitë të reja sexy për revistën amerikane “Lovecat”.

“Revista “Lovecat”, është në mesin e më të mirave në SHBA. Puna e bërë ka qenë fantastike” shprehet e kënaqur Martini

Martini po ec shpejt drejt rrugës së suksesit pas skandalit në Nju Jork. Ajo ka tejkaluar  madje edhe superyjet e modës, si Kate Moss ose Gisele Bündchen!

Ajo gjatë javës së kaluar ka udhëhequr listën e modelisteve më të kërkuara në botë, së paku sa i takon makinës së kërkimeve google.