Shkurt.ch
Zvicra kërkon më shumë dhurues gjaku
Për spitalet zvicerane ka rëndësi të posaçme sensibilizimi i njerëzve për të dhënë gjak pikërisht para dhe gjatë pushimeve verore
Për të trajtuar të gjithë të sëmurët që kanë nevojë për gjak, brenda një dite në Zvicër nevojiten 1254 doza të dhuruara gjaku. Për të siguruar një sasi të tillë, Shërbimi i Kryqit të Kuq për dhurim të gjakut – SRK Schweiz AG, në Ditën Ndërkombëtare të Dhuruesve të gjakut (sot, 14 qershor) ka përgatitur n jë sërë aktivitetesh për sensibilizimin e dhuruesve të gjakut.
Të hënën në Gjenevë janë ndriçuar me ngjyrë të kuqe gejzerët e famshëm në liqenin e qytetit, ndërsa sot para ndërtesës së OKB.së, po në Gjenevë, organizohet një aksion i madh për dhurimin e gjakut.
Po ashtu, nga qindra njerëz vullnetarë, do të formohet figura e një pike të madhe gjaku.
Aktivitete të ngjashme do të organizohen edhe në Cyrih, Bernë, St. Gallen etj.
Sipas një komunikate të SRK, Zvicra zotëron me një sasi të mjaftueshme gjaku të dhuruar, sa për të mbuluar nevojat e spitaleve, në përgjithësi gjatë vitit. Mirëpo gjatë pushimeve verore sasitë që mbahen rezervë shpesh herë rrezikohen të shpenzohen.
Prandaj, për spitalet zvicerane ka rëndësi të posaçme sensibilizimi i njerëzve për të dhënë gjak pikërisht para dhe gjatë pushimeve verore.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor