Shkurt.ch

Nget 210 orë në gjumë, e zgjon blici i radarit!

Një "gjumë sekondash", si duket e kishte kapluar gruan tek po mbante timonin në duar dhe vetëm blici i radarit e kishte kthjellur

Një grua 27 vjeçare shtetase e  Maqedonisë, po e ngiste makinën e saj nëpër rrugët e Zvicrës lindore me shpejtësi prej 210 kilometrash në orë, që është larg mbi të lejuarën. Dhe gjithë këtë e kishte bërë deri sa po flinte, shkruan St.galler Tagblatt!

Këtë e ka pranuar ajo vetë para policëve të cilët e kishin ndaluar më vonë. “Shkreptima e radarit, për fat, më ka nxjerrë gjumin”, ka thënë ajo, duke u “shfajësuar” për shpejtësinë e palejuar që kishte zhvilluar në autostradë.

Një “gjumë sekondash”, si duket e kishte kapluar gruan tek po mbante timonin në duar dhe vetëm blici i radarit e kishte kthjellur.

Në makinë, veç saj ndodheshin edhe bashkëshorti i saj (të cilit i ishte marrë leja e drejtimit dy vite më parë) dy fëmijët dhe gjyshja e tyre.

Automobili së bashku me tabelat e regjistrimit janë konfiskuar.