Tematike
Zyra Federale e Drejtësisë certifikohet për shumëgjuhësi
Me 284 të punësuar nga katër regjionet gjuhësore të Zvicrës, BJka plotësuar kriteret e vështira të certifikimit të cilat i ka vendosur fondacioni nga Biel/Bienne i quajtur Forumi për dygjuhësi
Pas një procedure për certifikim, e cila ka zgjatur disa muaj, sot Zyra Federale për Drejtësi (BJ) e ka marrë licencën e parë për shumëgjuhësi. Me 284 të punësuar nga katër regjionet gjuhësore të Zvicrës, BJka plotësuar kriteret e vështira të certifikimit të cilat i ka vendosur fondacioni nga Biel/Bienne i quajtur Forumi për dygjuhësi. Dorëzimi i kësaj licence u bë sot në praninë e ministres për Drejtësi dhe Polici, SImonetta Sommaruga në Bernë, thuhet në një komunikatë nga zyra në fjalë.
Fondacioni i përmendur është themeluar në viti 1996 dhe mbështetet nga federata, kantoni i Bernës dhe nga qyteti Biel/Bienne, përcjell albinfo.ch. Ai merret me sfidat që paraqiten në lidhje me bashkësitë e ndryshme gjuhësore të Zvicrës.
Licenca për shumëgjuhësinë është ndërtuar nga forumi në fjalë duke u mbështetur në Ligjin mbi Gjuhët dhe në urdhëresën për jetësimin e tij si dhe në kritere të ndryshme specifike.
Duke qenë se licenca e re prek shumëgjuhësinë në institucionet federale (gjermanishtja, frëngjishtja dhe italishtja), ajo e kontrollon ushtrimin e gjuhëve të ndryshme në funksion të bashkëjetesës së bashkësive të ndryshme gjuhësore si dhe angazhimin e BJ-së për promovimin e pakicave gjuhësore dhe të shumëgjuhësisë brenda institucionit në fjalë.
Procesi i certifikimit ka përfshirë katër fusha: pamja dhe komunikimi në raport me jashtë, përbërja dhe kompetencat gjuhësore të punëtorëve, kualiteti i komunikimit të brendshëm në institucion dhe vlerësimi subjektiv i klimës gjuhësore në zyrë.
Licenca për shumëgjuhësi vërteton se BJ është në gjendje t`u përgjigjet me kompetencë në tri gjuhët e vendit pyetjeve të administratës federale, administratave kantonale dhe personave të tjerë. Sa i përket përbërjes së kuadrove, licenca kërkon që BJ të punësojë punonjës të cilët i takojnë një pakice gjuhësore në Zvicër.
Me synimin që të respektohet secila bashkësi gjuhësore, BJ ka dyfishuar gjatë pesë viteve të fundit punësimin e punonjësve italishtfolës. Ndërsa në rrafshin e drejtorive dhe në atë të kuadrove po synohet rekrutimi në masë të shtuar i punonjësve frëngjishtfolës dhe italishtfolës.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun Më shumë se 20 centimetra borë në qytetet zvicerane ...
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër