Shkurt.ch

Gjurmë që mund të zbardhin fatin e binjakeve të zhdukura

Gjatë një analize të bërë në bagazhin e veturës së babait të dy vajzave është gjetur gjurmë pështyme e njërës nga vajzat

Është gjetur një gjurmë e re që mund të hedhë dritë në rastin e zhdukjes së dy binjakeve 6 vjeçare nga St. Sulpice (VD), Alessia dhe Livia.

Gjatë një analize të bërë në bagazhin e veturës së babait të dy vajzave është gjetur gjurmë pështyme e njërës nga vajzat, ka njoftuar prokurori i çështjes në një televizion italian.

Ai po ashtu ka bërë me dije se edhe hetuesit zviceranë janë informuar lidhur me gjetjen. Por, ka shtuar ai vetëm pas analizave që zgjasin 30 deri 40 ditë do të mund të dihet nëse pështyma e gjetur përmban helm ose tableta gjumi.

Dy binjaket janë zhdukur në muajin janar bashkë me babanë e tyre. Ky i fundit pati bërë vetëvrasje duke u hedhur nën rrotat e trenit, ndërsa për vajzat nuk janë gjetur gjurmë nga ajo kohë.