Shkurt.ch

Mbyllja e tunelit Simplon kufizon linjat ndërkombëtare

Udhëtarët nga Zvicra veri-perëndimore, që shkojnë në Itali, duhet të kalojnë nëpërmjet Cyrihut dhe Chiassos

Mbyllja e tunelit Simplon në Vallis ka ndikuar në qarkullimin e linjave të trenave ndërkombëtar. Kjo ka bërë që të rritet numri i udhëtarëve që shfrytëzojnë kalimin nëpër Gotthard. Këtë e ka bërë të ditur, zëdhënësi i SBB-së, Roman Marti, në një intervistë për “Tagesschau” të televizionit zviceran SF.

Ai ka rekomanduar udhëtarët nga Zvicra veri-perëndimore, të cilët duan të shkojnë në Itali, që të kalojnë nëpërmjet Cyrihut, Chiassos për të udhëtuar në Milano.

“Ne kemi vënë në funksion trena të tjera në atje”, thotë Marti, prandaj këshillon udhëtarët që duan të udhëtojnë në Ticino, për të përdorur lidhjet hekurudhore kombëtare.

Biletat nga Zvicra perëndimore në linjën Simplon, janë gjithashtu të vlefshme nëpërmjet Gotthard.

“Sigurisht se situata e krijuar me tunelin Simplon kërkon disa ndryshime . Por ne kemi marrë masa dhe jemi të bindur se ne mund të sigurojmë mjaft vende në linjat kombëtare”, thotë Marti.

 

Tuneli i Simplonit vazhdon të mbahet i bllokuar për shkak të zjarrit të shkaktuar të enjten nga disa vagonë me produkte të hekurit dhe të qeramikës që po transportoheshin nga Italia në Gjermani.