Shkurt.ch
Mbi 450 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar azil në Belgjikë
Sekretari shtetëror belg i emigracionit, Vatle, deklaroi se ka rrezik për rikthimin e regjimit të vizave për Maqedoninë dhe Serbinë
Nga fillimi i këtij viti mbi 450 shtetas të Maqedonisë kanë kërkuar statusin e azilit në Belgjikë, bëri të ditur Ministria e Emigracionit në Bruksel.
Sipas të dhënave zyrtare, kërkesat kanë vazhduar edhe gjatë muajit maj, kështu që gjatë këtij muaji janë regjistruar 91 kërkesa për azil.
Maqedonia gjatë muajit maj ka qenë në vendin e shtatë sa i përket radhitjes së shteteve që shtetasit e tyre kërkojnë strehim azili.
Nga të gjitha këto kërkesa, gati se tërë kërkuesit me familjet e tyre janë refuzuar dhe janë kthyer në vendlindje apo janë larguar nga Belgjika, ndërsa vetëm një shtetas ka arritur që ta sigurojë statusin e azilit.
Sekretari shtetëror belg i emigracionit, Malshior Vatle deklaroi se ka rrezik për rikthimin e sërishëm të regjimit të vizave për Maqedoninë dhe Serbinë.
“Ka rrezik, dhe kjo është shumë e qartë. Kemi kërkuar monitorim, por ekzistojnë një numër i madh i kushteve që ishin plotësuar në vitin 2009, ndërsa tanimë ato nuk po plotësohen, sidomos në Maqedoni. Ne kemi edhe më tej më shumë se qindra raste në nivel të Belgjikës, me ç`rast statusi i azilit i është pranuar vetëm një personi”, deklaroi Vatle.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor