Kultura

Bebe Rexha me krenari tregon për rrënjët e saj shqiptare

Ajo gjithmonë ka treguar se është shqiptare dhe për këtë është shumë krenare, derisa një gjë të tillë iu ka treguar edhe amerikanëve

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, do të prezantojë ceremoninë prestigjioze të çmimeve “MTV EMA 2016”. Këngëtarja do të prezantojë dhe do të performojë më 6 nëntor në ceremoninë e çmimeve për Evropë, shkruan albinfo.ch.

 

Ajo gjithmonë ka treguar se është shqiptare dhe për këtë është shumë krenare, derisa një gjë të tillë iu ka treguar edhe amerikanëve. Ajo është 27-vjeçare e lindur një Nju Jork me prindër shqiptarë. Ajo ndihet shumë e nderuar që të udhëheq këtë even të rëndësishëm që ka audiencë në mbarë botën.

 

Ajo tregon se një pjesë e saj është e lidhur me trashëgiminë shqiptare. Madje, Rexha thotë se ndikim në këngët e saj kanë qenë edhe dikujt që ka dëgjuar në dasma.

 

“Jam rritur si shqiptare dhe besoj se kjo ka ndikuar në karrierën time, por edhe në muzikën time”, është shprehur ajo për “AFP”.

 

Madje edhe në paraqitjen e saj në “MTV EMA Awards’ ajo do të ketë disa elemente shqiptare.

 

Më herët ajo në një prezantim në Nju Jork, MTV ka përmendur hitet e famshme të Bebe Rexhës duke thënë se ajo meriton që të udhëheqë ceremoninë e njohur. Në prezantimin e saj para publikut, Bebe Rexha me krenari ka shprehur se është me prejardhje shqiptare.

 

Ajo ka bërë edhe shqiponjën me duar në një takim me modelin e njohur shqiptar Mirlind Morina.