Shkurt.ch

Në Argau nuk ndalohet pështyrja në ambient publik!

Qeveria e kantonit Argau nuk e sheh si detyrë të shtetit që të ndalojë secilën sjellje të pahijshme ose johigjienike që bëhet në hapësirat publike.

Si pretekst për këtë qëndrim të saj ka shërbyer mocioni i një këshilltari të Parlamentit Kantonal i cili ka kërkuar të ndalohet pështyrja në hapësirat publike, shkruan drs.ch.

Qeveria kantonale me këtë rast është pajtuar me vërejtjen se kjo dukuri e pahijshme është shtuar me të madhe, mirëpo ndalimi i saj do të ishte vështirë i zbatueshëm.