Shkurt.ch

Bundesveri kërkon falje për “lojërat e luftës”

Bundesveri gjerman pranon gabimin dhe kërkon falje për keqkuptimin e krijuar lidhur me “lojën e luftës”, në një kazermë në Bad Reichenfall, ku ishte improvizuar një skenë lufte në një fshat kosovar.

“Emri `Mitrovica e Vogël`i cili i ishte vënë një fshati në miniaturë, të cilin e vizituan fëmijët me rastin e ditës së dyerve të hapura, është gybim yni”, ka thënë gjenerali i brigadës, Johann Langengger. Ai ka deklaruar se fëmijët vizitorë të kazermës kanë mundur të shohin dhe prekin pajisjet ushtarake të artilerisë por jo edhe vetë armët.

Do të hetohet nëse fëmijët apo të miturit janë lejuar të manipulojnë me armë në ndonjë njësit tjetër të kazermës. “Nëse ka ndodhur, kjo është gabim”, ka thënë ai. Por Langenegger më tutje ka siguruar se në asnjërin nga vendet e vizituara bfrenda kazermës nuk është përdouzr municioni.

Si pasojë e gabimit të pranuar nga bundesveri, ndaj eprorëve përgjegjës do të merren masa disiplinore. Ndërkaq prokuroria e vendit ka hequr dorë nga ndjekja penale e rastit.