Kosovarët, komuniteti me rritjen më të madhe në Zvicër
Numri i shtetasve kosovarë është rritur për 24.463 veta. Kjo shpjegohet me braktisjen e shtetësisë serbe nga shtetasit kosovarë në Zvicër
Numri i përgjithshëm i shtetasve të huaj në Zvicër, në fund të prillit ka qenë 1.734.561. Prej tyre vetëm nga vendet e BE-së dhe EFTA-s janë 1 milion e 114626 persona, ose 3.5% më shumë se në periudhën e njëjtë të një viti më parë. Ndërsa numri i të huajve nga vendet jashtë BE-së dhe EFTA-s është rritur për vetëm 0.6%. dhe mbërrin në 619 mijë e 935, njofton Enti Federal i Statistikave në një komunikatë për medie.
Shtimi më i madh është shënuar te komuniteti kosovar. Respektivisht gjatë kësaj periudhe është rritur numri i shtetasve kosovarë në Zvicër është rritur për 24.463 veta. Shtimi i numrit të kosovarëve, sipas entit në fjalë shpjegohet me faktin se, që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, shumica e shtetasve të Kosovës me qëndrim në Zvicër po i zëvendësojnë shtetësinë serbe që e kishin më parë me shtetësinë kosovare.
Ndërsa rënien më të madhe e ka shënuar numri i shtetasve të Serbisë, i cili është për 27.042 më i vogël se para një viti. Kjo rënie po ashtu shpjegohet me arsyet e shënuara më lartë, pra me braktisjen e shtetësisë serbe nga shqiptarët e Kosovës.
Pas kosovarëve në vendin e dytë për nga rritja e numrit të tyre janë gjermanët (plus 13.989) portugezët (plus 8467) etj.
Në fund të prillit në Zvicër jetonin më së shumti shtetas të Italisë (289.211), të Gjermanisë (268.181, të Portugalisë (216.809) të Serbisë (109.207) etj.
Mos përfshirja e kosovarëve në pjesën e lartë të kësaj liste shpjegohet po ashtu me numrin ende të madh të shqiptarëve të Kosovës që vazhdojnë të kenë shtetësinë e Serbisë.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen? Kompanitë e transportit publik në Zvicër dëshirojnë të përmirësojnë sistemin aktual të tarifave, duke i bazuar...
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut