Gjellëra

Qofte me lëng

Një recetë që të frymëzon ta gatuash herë pas here, duke të sjellë shije gatimi shtëpie.

qofte me lengPërbërësit:

•       600 gr mish viçi i grirë
•       3  patate
•       2 karotë
•       1 qepë
•       50 gr oriz
•       10 gr gjalpë
•       1 vezë
•       piper i zi
•       2 lugë majdanoz (i grirë)
•       1 lugë e vogël nenexhik (i thatë)
•       kripë
•       2 vezë (të verdhat)
•       250 ml lëng perimesh (ose mishi)
•       2 lugë miell
•       1  limon
•       1 lugë kos

 

Përgatitja:

Zieni orizin në ujë të kriposur dhe vendoseni në një enë. Shtoni mishin e grirë bashkë me vezën, piperin, majdanozin dhe kripën. Punojeni mirë dhe formoni qoftet (që të mos u ngjiten, lagini duart me ujë). Vendosini qoftet mënjanë.
Qëroni qepën dhe lëreni të plotë, qëroni patatet dhe karotat dhe pritini në kubikë të vegjël.
Zieni 2 litra ujë dhe shtoni perimet dhe gjalpin. Rregullojeni me kripë. Lërini të zihen derisa perimet të zbuten dhe shtoni qoftet.
Lërini të zihen në zjarr të ngadaltë për rreth 20 minua dhe më pas hiqni kokrrën e qepës.
Ndërkohë përgatisni salcën duke rrahur miellin me të kuqtë e vezëve, kosin, lëngun e limonit dhe një filxhan me lëngun e qofteve.
Hidheni masën e përftuar në tenxheren e qofteve dhe hiqeni nga zjarri.
Spërkateni sipas dëshirës me majdanoz dhe nenexhik dhe shërbejini.

Ju bëftë mirë