Shkurt.ch

Për transparencë të plotë të të ardhurave të politikanëve

Secili anëtar i Parlamentit detyrohet të paraqesë të hyrat plotësuese dhe dhuratat, të cilat vihen në lidhje me mandatin prej parlamentari

Një iniciativë e nisur nga deputeti i SVP-së në Parlamentin Nacional Lukas Reimann dhe politikanë të tjerë të rinj të  ngjyrave të ndryshme, synon realizimin e një transparence maksimale mbi të ardhurat e politikanëve.

Nga partitë, vetëm të rinjtë e Partisë së Gjelbër kanë dalë hapur në mbështetje të kësaj iniciative. ndërsa të rinjtë e partisë Socialdemokrate janë shprehur kundër.

Iniciativa është paraqitur zyrtarisht të mërkurën ndërsa për tu votuar  rreth saj, duhet pritur grumbullimi i 100.000 nënshkrimeve deri më 8 dhjetor 2012, shkruan drs.ch.

Iniciativa parasheh që në të ardhmen secili anëtar i Parlamentit Nacional (të dy dhomave) të detyrohet të bëjë paraqitjen e të gjitha të hyrave plotësuese dhe dhuratat, të cilat vihen në lidhje me mandatin e tyre prej parlamentari.