Gjellëra

Supë me perime e mish

supe me perime dhe mishPër një racion nevojiten:

•       1 fetë mish viçi
•       1-2 copë karota
•       3-4 boçëza lulelakër
•       1/2 luge gjelle oriz
•       1 kokërr patate mesatare
•       2-3 gjethe spinaq
•       1 lugë kafeje gjalpë
•       2 fije majdanoz
•       lëng mishi ose ujë

Përgatitja:

Mish viçi tul zihet dhe më pas e grijmë dy herë në makinën grirëse ose e presim imët në fije të holla. Në lëngun e mishit të valuar hedhim perimet e lara e të qëruara prerë në formë kubike.

Në fillim hedhim karotat, lulelakrën, orizin, në fund spinaqin dhe mishin e grirë.

Supa shijohet duke i hedhur gjalpin, kripën, si dhe majdanozin e freskët grirë imët.

Shënim: Kjo supë mund të përgatitet edhe pa mish (ose me mish pule të freskët).

Ju bëftë mirë!